Site icon Telegrafi

Një person rrah një femër në Kaçanik

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se derisa ka qenë duke bashkëjetuar me të dyshuarin, i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 maj, në Kaçanik.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti  kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës  i është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version