Në Klinikën Infektive në QKUK sot po vazhdon trajtimi i 10 rasteve të hospitalizuara prej tyre shtatë me COVID-19.
Sipas një njoftimi nga kjo klinikë nga shtatë pacientët me COVID-19, tre janë në gjendje stabile, dy ndodhen në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy raste tjera janë në gjendje më të rënduar, duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.
Sot nga klinika lirohen 2 pacientë të shëruar. Ndërkaq mbrëmë është shënuar vetëm një rast me COVID-19 në Kosovë, rast ky i cili ishte nga komuna e Rahovecit, kurse ishin 15 të shëruar, duke quar numrin e të shëruarve në 769. /Telegrafi/