Policia e Kosovës bëri të ditur se një person ka rënë nga minibusi që ishte në lëvizje pasi shoferi e kishte hapur derën në mënyrë të pakujdesshme.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, të premten në ora 10:30.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar minibusin, dyshohet nga pakujdesia ka hapur derën e minibusit në mënyrë të pakujdesshme dhe për pasojë viktima mashkull kosovar ka rënë nga minibusi dhe ka pësuar lëndime”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rastin në konsultim me prokurorin shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/