Telegrafi

Një person bie në bunar, shpëtohet nga ekipi i zjarrfikësve në Suharekë

Një person pasi kishte rënë në bunar sot rreth orës 08:30 në fshatin Shirokë të Suharekës është shpëtuar nga ekipet e zjarrfikësve.

Lajmin e bënë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.

Sipas postimit thuhet se zjarrfikësit kanë intervenuar shpejt që personi të shpëtohet dhe të jetë mirë me shëndet.

“Sot rreth orës 08:30 minuta zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë një person që kishte ra në bunar në fshatin Shirokë. Falë intervenimit të shpejtë nga zjarrfikësit personi shpëtohet i gjallë me shëndet të mirë”, kanë shkruar në Facebook. /Telegrafi/