Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi ka sulmuar babanë e tij.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 20:10.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një AK/47,një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe 31 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/