Një person i cili ndodhej në paraburgim në stacionin policor në Drenas, ka arritur të arratiset.
Rasti ka ndodhur javën e kaluar, gjegjësisht me 5 janar.
Siç mëson Telegrafi, zyrtari policor me iniciale V. Th., ka qenë përgjegjës për këtë rast.
Ndërkaq, IPK është njoftuar nga Stacioni Policor në Drenas DRP- Prishtinë për incidentin në fjalë.
Në një përgjigje për Telegrafin Inspektorati Policor ka thënë se hetuesit e IPK-së janë në vazhdën e ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore Prishtinë.
Ndërkaq, ky nuk është rasti i parë i ikjes nga paraburgimi në këtë stacion policor.
Raste të arratisjes kishtin ndodhur edhe vite më më herët./Telegrafi/