Telegrafi

Një person i armatosur lë dy të vdekur në një motel në Minesota – policët thonë se i dyshuari ka vdekur, gjithashtu

Dy persona dhe një sulmues i dyshuar kanë vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një motel në Minesota, duke nxitur policinë të lëshojë një urdhër strehimi për komunitetin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet thonë se tre persona u gjetën të vdekur, duke përfshirë të dyshuarin.

Policia ende nuk ka dhënë detaje mbi atë që çoi në të shtënat në motel pranë Big Lake Road dhe Highway 33 në Cloquet, rreth 20 milje nga Duluth.

Sulmuesi është gjetur i vdekur rreth orës 20:00, ndërsa identiteti i të dyshuarit nuk bëhet i ditur.

Të shtënat u raportuan rreth orës 18:30 dhe bëri që policia në qytetin me rreth 12,000 njerëz t’u thoshte vendasve të strehoheshin në shtëpitë e tyre.

Urdhri u hoq rreth një orë pas të shtënave.

Policia fillimisht u thirr nga një punonjës i motelit, i cili tha se një tjetër punëtor duket se ishte sulmuar.

Kur policia mbërriti, gjeti një grua 22-vjeçare të plagosur me armë zjarri. Ajo u dërgua në spital, ku u konstatua e vdekur.

Ndërkohë një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në një makinë në parkingun e motelit.

Veç tyre, autoritetet gjetën një burrë 32-vjeçar të vdekur jashtë pronës së hotelit. Pranë tij u gjet një armë.

Policia nuk ka dhënë ndonjë motiv të mundshëm apo nuk ka thënë nëse të dyshuarit e njihnin të dyshuarin. /Telegrafi/