Një person i armatosur është arrestuar në aeroportin e Canberras në Australi, pasi filloi të shtie brenda terminalit.
Policia australiane tha se një person është arrestuar dhe një armë zjarri është sekuestruar, duke theksuar se nga të shtënat nuk është lënduar askush, transmeton Telegrafi.
— Thomas O'Brien (@TJ__OBrien) August 14, 2022
Policia ishte telefonuar pas raportimeve për të shtëna në aeroport, e si preventivë është bllokuar një pjesë e aeroportit derisa pjesa tjetër është evakuuar.
Aeroplanët e shumtë që ishin përreth aeroportit janë ulur nëpër pista.
Another: “on a plane in Canberra and the pilot gets on and goes there's gonna be a delay because there's been "Shots fired" in our terminal and the airport is being evacuated…fortunately we just boarded and our doors are secured…I got this footage from my seat window” pic.twitter.com/ULVz1utv73
— ayden dawkins (@AydenDawkins) August 14, 2022
“Kamerat e sigurisë janë analizuar dhe një person është arrestuar – që besohet të jetë i vetmi për incidentin brenda aeroportit”, thuhet në kumtesën e policisë australiane.
Një person i armatosur kishte filluar të shtie brenda aeroporti, kurse sipas dëshmitarëve që folën për Guardian Australia, shihen pamje kaotike dhe policia duke arrestuar sulmuesin.
Bullet holes and cracked glass in windows at Canberra airport, following reports of gunshots earlier this afternoon @GuardianAus pic.twitter.com/RDYa3nCWhV
— Josh Butler (@JoshButler) August 14, 2022
Një dëshmitar tha se të paktën dhjetë plumba janë shkrepur, e në atë moment të gjithë civilët që ishin brenda filluan të vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/