Reperi i njohur 2po2 është një nga reperët më të kërkuar të estradës.
Përveç se i suksesshëm në karrierë, ai është shumë i plotësuar edhe në jetën private.
Prej vitesh ai dhe familja e tij jetojnë në Francë, ndërsa gruaja dhe fëmijët mbeten gjithnjë prioriteti i tij.
Ai nuk parapëlqen që të shfaqet shpesh me ta në fotografi, mirëpo së fundmi ka publikuar një imazh vërtet të veçantë në InstaStory.
2po2 shfaqet në një video të shkurtër, teksa bashkëshortja e tij i jep një përqafim të ngrohtë.
Duket se ata janë një çift që shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, ndërsa lumturia është edhe çelësi i suksesit të tyre. /Telegrafi/