Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë duke ndarë një përqafim pasi mbërritën në aeroportin Hamptons në New York.
Çifti – të cilët u martuan vitin e kaluar – dukeshin të lumtur teksa u përqafuan pas një udhëtimi të gjatë.
Këngëtarja 53-vjeçare e “On The Floor” kishte veshur një pallto të madhe gëzofi dhe dukej larg personalitetit të saj të viteve ’90.
J.Lo shfaqi pamjen natyrale, flokët i mbante të çrregullta në një topuz, kishte të veshur një palë pantallona ngjyrë krem dhe një palë atlete të bardha.
Para se të largohej, Jennifer u ul vetëm pranë shtëpisë së saj në Hampton për dy orë, duke bërë selfie dhe duke pirë kafe.
Aktori nga ana tjetër mbante një xhaketë të zezë, pantallona gri si dhe një çantë shpine.
Çifti dukej se po bënin një udhëtim familjar, pasi u panë gjithashtu edhe me djalin e Benit, Samuelin.
Dyshja kanë rindezur romancën e tyre pas afro 20 vitesh, kur u fejuan për herë të parë.
Ata u takuan nga viti 2002 deri në 2004.
Fituesi i “Oscar” ka tre fëmijë nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Jennifer Garner.
Jennifer po ashtu është nënë e dy fëmijëve. /Telegrafi/