Tashmë është konfirmuar se Joan Laporta është zgjedhur president i Barcelonës.
Ai ka arritur të fitojë garën përballë Toni Freixas dhe Victor Font, me rreth 60 për qind të votave.
Në mbrëmjen e së dielës, u konfirmuar se mes tre kandidatëve ishte një garë e sinqertë.
Freixa dhe Font shkuan në ambientet e Barcelonës për të uruar Laportan.
Një përqafim mes të treve u pa në kamerat që kishin shkuar për ta përcjell ngjarjen nga afër.
Laporta më pas iu bashkua me një grup të vogël të tifozëve për të festuar fitoren e tij.
Ai ka qenë edhe në të kaluarën presidenti i klubit Blaugranas, aty ku kishin një epokë të lavdishme dhe kishin dominuar në La Liga në çdo aspekt. /Telegrafi/
🤝 Ante todo, juego limpio 🔵🔴 pic.twitter.com/q5B719LEhe
— MARCA (@marca) March 7, 2021