Site icon Telegrafi

Një përqafim i Jose Mourinhos e bindi talentin e Juventusit të bashkohet me Romën

Një telefonatë nga Jose Mourinho me drejtorin sportiv të Juventusit, Cristiano Giuntoli thuhet se ishte vendimtare që Roma të siguronte marrëveshjen e  huazimit për mbrojtësin e ri Dean Huijsen deri në fund të sezonit.

Sipas mediave të shumta, Giallorossët kanë arritur një marrëveshje me Bianconerët për një huazimi për 18-vjeçarin për pjesën e mbetur të sezonit 2023-24.

Mourinho është një admirues i Huijsen, ku u pa të fliste personalisht me holandezin e ri për disa sekonda në fund të humbjes 1-0 të Romës në Allianz Stadium në ndeshjen e fundit të vitit 2023.

Huijsen ka vetëm një paraqitje në Serie A, pasi bëri debutimin e tij si zëvendësues në pjesën e dytë në fitoren 1-0 ndaj Milanit në tetor.

Ai ishte gati të bashkohej me Frosinonen në formë huazimi, derisa Roma të hynte në lojë.

Lexo po ashtu Mourinho: Roma meriton respekt, u përball me Juventusin me guxim

Roma do të ketë Huijsen në ekip deri në qershor dhe gjithashtu do të dërgojë 19-vjeçarin Luigi Cherubini në drejtimin tjetër./Telegrafi/

Exit mobile version