Telegrafi

Me një performancë nga shtëpia, Rita Ora kërkon ndihmë për mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi i coronavirusit

(Foto: Instagram/ritaora)

Shqiptarja e famshme, Rita Ora, ka mbajtur një koncert nga shtëpia për të ndihmuar në grumbullimin e fondeve nga UNICEF-i për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi i coronavirusit.

Si një ambasadore e UNICEF-it, 29-vjeçarja e ka shfrytëzuar IGTV-në e saj për të nxitur donacionet për këtë çështje të rëndësishme.

Në fotografitë paralajmëruese, Rita e ka përfshirë edhe udhëtimin e saj në Kosovë, teksa ngjarja është titulluar “Rita Ora: Nga shtëpia për gjeneratën COVID”.

“Është një nder i madh që të performoj nga shtëpia ime për ta mbështetur thirrjen më të madhe të UNICEF-it në histori! Ju lutem dhuroni çfarë të mundeni…”.

Lexo po ashtu Si ambasadore e UNICEF-it, Rita Ora do të mbajë koncert falas nga shtëpia me qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët e prekur nga kriza e coronavirusit

“Rreth e rrotull botës, coronavirusi po rrënon gjithçka. Po i mbyll shkolla, po i pengon foshnjat që t’i marrin vaksinat vitale dhe e bën jetën në zonat e katastrofave akoma më të vështirë. Një gjeneratë e tërë e fëmijëve është në rrezik dhe unë ju kërkoj që të jepni çfarë mundeni”, ka shkruar Rita në postimin e saj. /Telegrafi/