Site icon Telegrafi

Rrëfimi i pejanit që varrosi shumë ukrainas të vrarë

Din Lajçi, është pejani i cili qëndroi në zonën e luftës në Kiev të Ukrainës për 28 ditë.

Lajçi thotë se në Ukrainë shkoi me një koleg amerikan me të cilin punonte së bashku në një kompani në Gjermani, por i cili duhej të shkonte në një zonë lufte për tu ngritur në detyrë në ushtri. E Lajçi pranoi ta shoqërojë si vozitës.

Ai, punë kishte bartjen e civilëve ukrainas nga zona e luftës në Kiev për në zona neutrale.

“Rreth 4 mijë deri në 6 mijë persona kanë qenë të moshës 6 vjeç deri në 12 vjeç… Nga 12 mijë njerëz sa kam bartur, prej tyre kanë qenë vetëm 50 burra”, tha ai.

Gjendjen e luftës në Ukrainë, nuk e përshkruan si mediat, Lajçi thotë se është shumë më keq, ku sipas tij civilë të vrarë ka shumë të cilët edhe vetë i ka varrosur.

“E kemi hap me bager një gropë 120 metra të gjatë e dy metra të thellë, bashkë me familjarë e ushtarë kemi vendosë në qese të zeza të mbeturinave, njerëz të vdekur e i kemi mbuluar me dhe”, tregon ai, për Klan Kosova.

Lajçi thotë se ndihmën ukrainasve ua ofroi vullnetarisht, për t’iu treguar atyre se kosovarët ju ndihmojnë në luftë, e jo siç bënë ata, të kundërtën.

https://www.youtube.com/watch?v=DleP5LX2Lfo&t=3s

Exit mobile version