Real Madridi e ka barazuar sërish rezultatin në superderbin ndaj Barcelonës.
Edhe pse luan me një lojtar më pak në gjysmën e dytë, skuadra nikoqire është treguar shumë e rrezikshme.
Mirëpo, mysafirët ia dolën të ktheheshin në lojë duke i barazuar shifrat.
Në fakt, thuajse gjatë gjithë pjesës së dytë, Gareth Bale anashkalohej nga bashkëlojtarët, të cilët hezitonin t’ia pasonin topin.
Dhe një top i mirë i dërguar drejt tij nga Marco Asensio rezultoi me gol.
Anësori uellsian ishte fantastik në pranimin dhe goditjen e topit që u ndal në rrjetë (72′).
Menjëherë pas pati një kërkim penalltie nga mysafirët për ndërhyrje ndaj Marcelos, por gjyqtari vendosi se nuk kishte ndërhyrje. /Telegrafi/