Një person është arrestuar pasi që si pasagjer përmes autobusit privat ishte duke transportuar lëndë narkotike të llojit marihuanë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:10 në Pikën Kufitare në Vërmicë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, si pasagjer përmes autobusit privat ishte duke transportuar lëndë narkotike të llojit marihuanë me peshë afërsisht rreth 700 gram. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/