Partia “Maqedonia Unike” reagon ndaj Bashkimit Evropian (BE), duke dënuar, siç thonë, sjelljen e tyre dhe strategjinë për zgjerim për Maqedoninë dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Sipas tyre, me strategjinë e re, BE-ja kërkon përshtatje të sistemeve juridike të Maqedonisë me vendet e Ballkanit Perëndimor, për sundimin e ligjit, demokracisë, të drejtave të njeriut.
Kjo parti e pyet BE-në se për çfarë demokracie flasin, kur unioni bashkë me Greqinë, siç thonë, nuk i respektojnë standardet demokratike./Telegrafi/