Edhe partia e ministrit të Mbrojtjes të Bullgarisë, Krasimir Karakachanov, kërkon hise në emrin “Maqedonia”, duke konsideruar se ky emër është uzurpuar nga ana e grekëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Balkan Insight, partia nacionaliste bullgare, OBRM-BND konsideron se grekët nuk kanë krejtësisht të drejtë për Maqedoninë, duke shtuar se edhe bullgarët mund të pretendojnë në emrin e Maqëedonisë, por nuk e bëjnë një gjë të këtillë, dhe se nuk shohin problem në përdorimin e këtij emri në formë të përbërë.
Kjo parti madje deklaron se mbështet, siç thonë, “vëllezërit maqedonas në çështjen e emrit”, dhe dëshirojnë që kjo të merr fund, por pa dhunë./Telegrafi/