Ronela Hajati është ndër këngëtaret shqiptare që ka vite që qëndron në karrierë.
Gjatë kësaj periudhe, ajo ka sjell një sërë projektesh e bashkëpunime, të cilat kanë rezultuar mëse të suksesshme.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, por pa dhënë më shumë detaje.
Këtë e ka bërë përmes një imazhi, ku shihet me një fustan ngjyrë rozë, ndërsa i ka bashkangjitur dukjes makijazh dhe stilim flokësh.
“Lum kush e ka dëgjuar këtë këngë që nuk po del”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Theksojmë se para një muaji, Ronela në bashkëpunim me DJ Sardi, lansoi këngën “Bardh’ e blu” në shenj të përvjetorit të 100-të të themelimit. /Telegrafi/