Telegrafi

Një i panjohur ofron 100 mijë funte për djaloshin e sëmurë, e ëma e tij rrëfen se çfarë i kishte thënë donatori në telefon (Foto)

Një donator i panjohur i ka dhënë rreth 100 mijë funte një djali të sëmurë katërvjeçar, që t’i mundësojë atij të shkojë në SHBA për trajtimin e mundshëm të kancerit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prindërit e Zac Oliver nga Broseley, Shropshire – Angli, i cili ka një sëmundje të rrallë të leukemisë kanë bërë fushatë për të arritur shifrën prej 500 mijë funtesh.

Donacioni, i raportuar së pari në Daily Mail, siguroi që familja të arrinte objektivin e saj.

Ka qenë nëna e Zac, Hannah Oliver-Willetts, 33 vjeçe, e cila është një terapiste profesionale, ajo që ka rrëfyer se si ajo mori një telefonatë të papritur, përmes së cilës i ishte thënë asaj që “të mos shqetësohej” dhe “paketonte çantat e saj”, duke e siguruar atë se nuk ishte një mashtrim.

Dhe pak orë më vonë, paratë ishin shfaqur në llogarinë e tyre bankare.

“Duhet të jetë një person shumë i veçantë ai që e ka bërë këtë”, ka thënë ajo.

Zac u diagnostikua me leukemi limfoblastike akute në maj. /Telegrafi/