Site icon Telegrafi

Një paciente me COVID-19 vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, 43 tjerë të shtrirë në Klinikën Infektive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën Infektive ndodhën të hospitalizuar 43 pacientë me coronavirus.

Nga 43 raste të infektuar me Covid -19, 36 janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, transmeton Telegrafi.

Klinika Infektive bën të ditur se pacientja në kujdesin intensiv e pranuar me 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe është në ventilim mekanik.

Kurse sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të infeksionit intrahospitalor.

Katër infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë ndërsa njëra ndodhet në shtëpi./Telegrafi/

Exit mobile version