Site icon Telegrafi

‘Një ofertë që Tottenhami nuk mund ta refuzojë’ – PSG synon t’i përgatitë kushtet para se t’i kërkojë zyrtarisht shërbimet e Harry Kane

(Foto: Getty/Goal)

Paris Saint-Germaini është i gatshëm të bëjë një ofertë ‘të parefuzueshme’ kundrejt Tottenham Hotspur për të siguruar shërbimet e Harry Kane.

Bayern Munichu i ka bërë dy oferta për sulmuesin anglez, të cilat janë refuzuar nga Spursat, ndërkohë që në garë është edhe kampioni i Ligue 1.

PSG po insiston që t’i diskutojë kushtet personale me kapitenin e Anglisë para se të bëjë një ofertë potenciale.

Lexo po ashtu Me Kane dhe Silvan në skuadër, formacioni i frikshëm i PSG-së për edicionin 2023/24

Nëse e arrin qëllimin, sipas Foot Mercato, pastaj klubi francez do ta bëjë një ofertë që Tottenhami nuk do të mund ta refuzojë.

Kontrata e Kane me klubin aktual skadon në verën e ardhshme, mirëpo raportohet se Spursat kërkojnë 120 milionë funte (140 milionë euro) për shërbimet e tij, përkundër kontratës së shkurtër.

Parisi mund ta paguajë atë shumë vetëm në rast se e shet Kylian Mbappen te Real Madridi këtë verë. /Telegrafi/

Exit mobile version