Site icon Telegrafi

Një ofertë nga Anglia për Chiesan, sulmuesi do të largohet nga Juventusi

Federico Chiesa do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror dhe kjo gjë tanimë është e sigurt.

Sulmuesi italian ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në verën e vitit 2025, derisa e ardhmja e tij duket larg Allianz Stadium.

Juventus i ka ofruar rinovimin e kontratës me pagë më të ulët dhe kjo gjë nuk është pritur mirë nga Chiesa i cili po shqyrton ofertat që po vijnë në drejtim të tij.

Lexo po ashtu Juventusi pranon ofertën e gjigantit italian për Chiesan, tani i mbetet sulmuesit të vendos për të ardhmen e tij

Në fakt Juventusi ka pranuar ditë më parë ofertën e Romës prej 25 milionë eurove, derisa tani edhe Tottenham Hotspur ka bërë të njëjtën ofertë.

Agjenti i lojtarit, Fali Ramadani po diskuton marrëveshjen me Spurs dhe tani ka mbetur në dorën e lojtarit të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën, pasi ofertë të njëjtë financiare ka bërë edhe Napoli në drejtim të Zonjës së Vjetër.

Lexo po ashtu Juventusi e sheh Sanchon si lojtar ideal për ta zëvendësuar Chiesan

26-vjeçari kërkonte një skuadër që luante në Ligën e Kampionëve, por në sezonin e ardhshëm këtë nuk mund t’ia ofrojnë skuadrat e interesuara për të si Roma, Napoli e Tottenham Hotspur.

E ardhmja e Chiesas është larg Allianz Stadium derisa java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për ta përcaktuar ai klubin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version