Site icon Telegrafi

Një ofertë e madhe nga Anglia për Christensen, Barcelona po mendon shitjen e danezit

Andreas Christensen nuk e ka të sigurt qëndrimin te Barcelona dhe largimi i tij është mëse i mundur nga Camp Nou.

Së fundmi, në ndeshjen e zhvilluar në Mestalla, Christensen nuk ishte pjesë e formacionit bazë dhe trajneri Hansi Flick para tij vendosi lojtarët si Pau Cubarsi e Inigo Martinez në qendër të mbrojtjes si dhe Marc Bernal e Marc Casado si mesfushorë fundor, pozitë ku danezi ka luajtur disa herë.

Megjithatë, Christensen pati mundësinë e tij për të hyrë në fushën e lojës në minutën e 64-të, kur Flick vendosi të zëvendësojë Pau Cubarsin për shkak të rrezikut që ai të merrte një karton të dytë të verdhë.

Lexo po ashtu Barcelona mund të bëjë blerje, por fillimisht po kërkon t'i shesë tre lojtarë

Megjithatë trajneri gjerman i bëri të qartë danezit se nuk llogarit shumë në shërbimet e tij dhe largimi i tij gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar është mëse i mundur.

Newcastle United është interesuar për ta rikthyer Christensenin në Ligën Premier dhe tanimë po përgatitin një ofertë.

Lexo po ashtu Për të regjistruar lojtarët, Barcelona mund ta shes njërin nga mbrojtësit kryesor

Mediat e ndryshme në Angli dhe Spanjë kanë raportuar se ‘Laraskat’ janë gati të ofrojnë 30 milionë euro për transferimin e danezit.

Barcelona po mendon shitjen e tij, pasi me ato para do të zgjidheshin problemet e mëdha financiare. /Telegrafi/ 

Exit mobile version