Një objekt në komunën e Istogut të dielën është përfshirë nga zjarri, duke u djegur tërësisht.
Ndërkaq nuk është raportuar për të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i zjarrfikësve si dhe pjesëtarë të Policisë të Kosovës.
Ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar zjarrin.
Njësitet kompetente po merren me rastin./Telegrafi/