Një nxënëse në Pejë dyshohet se u sulmua nga qentë endacakë.
Rasti raportohet se ka ndodhur rreth orës 13:30 në oborrin e ndërtesave në rrugën “Lekë Dukagjini”.
Peja në Fokus nga vendi i ngjarjes raporton se ajo ka pësuar lëndime dhe është marrë për trajtim mjekësor nga Urgjenca.
Po ashtu sipas video-incizimit të publikuar në rrejtet sociale, shihet teksa e mitura është shtrirë në tokë derisa ka edhe qytetarë afër saj që kanë shkuar për ndihmë.
Telegrafi ka provuar të marrë informacione nga Policia e Pejës, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.