Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një nxënëse në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i dytë i shkollës, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 12:00.
“Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana ende të pa njohura ka rënë nga kati i dytë i shkollës me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/