Telegrafi

Një nxënës sulmon drejtoreshën e shkollës në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Një person (nxënës) është arrestuar pasi në oborrin e shkollës ka penguar dhe më pas ka sulmuar drejtoreshën e shkollës, e cila ishte duke kryer disa aktivitete me disa nxënës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:50 në fshatin Kçiq, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  (nxënës), pasi që në oborrin e shkollë ka penguar dhe më pas ka sulmuar drejtoreshën e shkollës viktimën femër kosovare e cili ishte duke kryer disa aktivitete me disa nxënës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/