Trajneri i njohur francez, Arsene Wenger, ka treguar se si sa ishte pjesë e Arsenalit, ishte shumë afër ose kishte nënshkruar me disa nga yjet aktualë të futbollit.
Fillimisht ai ka folur për Kylian Mbappen, i cili është kthyer në njeriun e momentit në futbollin evropian.
“Isha në shtëpinë e tij kur ai ishte i pavendosur nëse do të zgjaste kontratën e tij me Monacon. Ai mund të kishte ardhur falas në Arsenal”, fillon rrëfimin e tij Wenger për beIN Sports.
Sky Sports ka kujtuar edhe disa rastet të tjera kur trajneri foli për nënshkrime të mundshme që nuk u bënë kurrë, dhe lista e lojtarëve është e gjatë.
“Ne i dëshironim Cesc Fabregasin, [Gerard] Piquen dhe [Lionel] Messin, por në fund erdhi vetëm një”.
“Ishte një kohë kur ata të gjithë luanin së bashku te Barcelona, por vetëm Messi qëndroi atje”.
“Ne u përpoqëm t’i merrnim të tre, por vetëm një erdhi. Kryesisht për shkak të agjentëve”, tregon Wenger.
Por jo vetëm Messin, pasi Arsenali ishte afër edhe rivalit të tij më të madh, Cristiano Ronaldos.
“Ai ishte këtu me nënën e tij dhe ne ishim shumë afër. Por erdhi Manchester United, të cilët e kishin Carlos Quieroz si ndihmës të tyre”.
“Ata luajtën kundër tij ndaj Sporting [CP]; Ronaldo shkëlqeu dhe ata nënshkruan me të.
Ka qenë edhe Cristiano Ronaldo që e ka mbështetur këtë histori, duke thënë se ai ishte vetëm një hap larg Arsenalit dhe se i vlerëson shumë si klub.
Një tjetër nënshkrim ishte Jamie Vardy. Wenger pretendon se ai “i ofroi atij shumë para, por Leicester nuk donte ta humbte”.
I fundit nga emrat e mëdhenj ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili si 17-vjeçar ishte në klub, por nuk pranoi të bënte prova. /Telegrafi/