Site icon Telegrafi

Një numër i madh të rinjsh shfrytëzojnë TikTok dhe Instagram për kërkime në internet

Google ka publikuar të dhëna, të cilat janë disi shkatërruese kur bëhet fjalë për gjigantin e kërkimit në internet.

Gjegjësisht, sipas analizës, afër 40 për qind e Gjeneratës Z vendosin të kërkojnë në internet përmes aplikacioneve të njohura TikTok dhe Instagram, krahasuar me kërkimin në Google Search dhe harta.

Siç raportohet nga TechCrunch, CEO i Google Sundar Pichai theksoi se ai është i vetëdijshëm se formati TikTok po ndryshon mënyrën se si të rinjtë kërkojnë në internet dhe shtoi se Google dëshiron të vazhdojë me trendet globale.

Një studim i brendshëm dhe statistikat e kompanisë tregojnë se gati 40 për qind e të rinjve, kur kërkojnë një vend ku planifikojnë të hanë drekë, nuk shkojnë në Google Maps ose nuk kërkojnë, por shkojnë në TikTok ose Instagram.

Google po planifikon disa ndryshime, të cilat duhet të tërheqin një audiencë më të re, dhe kjo përfshin mundësinë që përdoruesi të lëvizë kamerën në një zonë dhe të ketë një pamje më të mirë të objekteve të disponueshme në një skenë më të gjerë.

Tashmë ka pasur raporte se TikTok po bëhet gjithnjë e më shumë një kërcënim për Google, veçanërisht kur bëhet fjalë për shërbimin e videos YouTube të kompanisë.

TikTok është aplikacioni me rritje më të shpejtë në segmentin e rrjeteve sociale dhe ka përjetuar një zgjerim të vërtetë në vitet e fundit. Të ardhurat nga reklamat e TikTok pritet të tejkalojnë YouTube deri në vitin 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version