Mateo Kovacic e ka cilësuar Pep Guardiolën si trajnerin më të mirë në botë pasi punoi për vetëm dy javë me të në Manchester City.
Mesfushori kroat iu bashkua Cityt nga Chelsea për 30 milionë euro këtë verë dhe është paraqitur në dy ndeshjet miqësore që kampionët e Evropës kanë luajtur deri më tani kundër Yokohama F Marinos dhe Bayern Munich.
Kovacic i pëlqen të punojë nën drejtimin e Guardiolës te City dhe sugjeroi se idetë e trajnerit spanjoll janë në një nivel tjetër.
Media duties! 🎙️ pic.twitter.com/CqnUM48kUK
— Manchester City (@ManCity) July 29, 2023
“Unë jam këtu vetëm për dy javë, por ju mund ta shihni menjëherë se ai ka ide të shkëlqyera”, ka thënë fillimisht Kovacic.
“Është në një nivel tjetër. Unë mendoj se ai është trajneri më i mirë në botë. Dhe të mësosh prej tij është një ndjenjë e mirë veçanërisht për një mesfushor”.
“Ai mund të më mësojë momentet më të mira për të lëvizur. Kjo është edhe arsyeja pse erdha këtu. Të mësoj të jem një version më i mirë i vetes”, përfundoi kroati.
Kovacic erdhi si një zëvendësues i ngjashëm me Ilkay Gundogan i cili u largua nga klubi për Barcelonën këtë verë.
Mesfushori 29-vjeçar u shfaq si zëvendësues në fitoren 5-3 të klubit ndaj Yokohama F Marinos dhe u shfaq në formacionin startues kundër Bayern Munichut teksa kampionët e Anglisë i mundën 2-1.
Skuadra e Guardiolës do të shihet në aksion të dielën kundër Atletico Madrid në një miqësore parasezonale në Seul. /Telegrafi/