Lionel Messi është më i miri i historisë së futbollit dhe fitimi i Kupës së Botës vetëm sa e ka forcuar këtë fakt.
Ylli argjentinas ka marrë urime të shumta për triumfin në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, derisa një i tillë ka ardhur edhe nga njëri nga basketbollistët më të mirë në botë, LeBron James.
Anëtari i Los Angeles Lakers ka uruar Messin me një postim në profilin e tij zyrtar në ‘Twitter’.
James konsiderohet nga shumë basketbolldashës si më i miri i historisë edhe pse debati për ‘GOAT’ diskutohet ende mes tij dhe Michael Jordan.
Por ylli amerikan nuk ka diskutim për futbollin dhe e cilëson Messin si më të mirin e të gjitha kohërave.
“Messi”, shkroi James duke vendosur një emoji të dhisë që simbolizonë fjalën ‘GOAT’ apo në gjuhën shqipe si ‘Më i miri i të gjitha kohërave’.
Statusi i James ka marrë mbi 600 mijë pëlqime në Twitter, derisa si James tani mendojnë më shumë se gjysma e botës sa i përket debatit se kush është më i miri në historinë e futbollit. /Telegrafi/
MESSI 🫡🐐👏🏾👏🏾
— LeBron James (@KingJames) December 18, 2022