The Bellagraph Nova Group (BNG) ka paralajmëruar se mund të transferojnë Cristiano Ronaldon nga Juventusi nëse arrijnë të blejnë Newcastle Unitedin.
Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, thuhet se kompania nga Singapori do të bëjë ofertë 300 milionë euro për të blerë klubin nga Liga Premier.
Mediumi anglez zbulon se kompania BNG po ndihmohet nga legjenda e klubit Alan Shearer dhe Michael Chopra për të mbyllur sa më shpejtë marrëveshjen.
https://twitter.com/BellagraphNova/status/1295024205248049157?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1295024205248049157%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-newcastles-potential-new-owners-want-to-sign-cristiano-ronaldo-20200818
Kompania ka shkruar në llogarinë e tyre në Twitter se mund të transferojnë Ronaldo nëse arrijnë marrëveshje me Mike Ashleyn, pronarin aktual të Newcastles.
“Derisa kërkojmë të zgjerojmë kufijtë tanë dhe të lulëzojë për përsosmëri, BNG është në kërkimin e aventurave të reja sportive që na çon në krijimin e sinergjive të reja me klube dhe lojtarë të ndryshëm si @Cristiano i cili është një përfaqësues i vërtetë i vlerës sonë”, ka shkruar kompania.
Duket se kompania nga Singapori e ka seriozisht në transferimin e Ronaldos që fiton mbi 30 milionë euro në sezon te Juventusi dhe largimi i tij nga Torino është i mundshëm. /Telegrafi/