Site icon Telegrafi

Një nga penalltitë më të çuditshme të sezonit: Loja e çuditshme me dorë e Yann Songo’o, huqja e Nkunku dhe gabimi i gjyqtarit

Chelsea arriti të hapë rezultatin në pjesën e parë të ndeshjes së FA Cup kundër Morecambe.

Megjithatë, goli i Tosin Adarabioyo nuk ishte momenti më interesant i lojës.

Një penallti e çuditshme e ndodhur në minutën e 17-të vodhi shfaqjen.

Le të fillojmë me lojën me dorë të Yann Songo’o. Ndoshta donte t’i sinjalizonte gjyqtarit se topi u largua nga fusha, por ai nuk mundi të ulte duart kur Felix tentoi të gjente bashkëlojtarët me një harkim.

Ekziston një teori tjetër: babai i Songo’o ishte një portier, ndoshta kjo është një arsye për një lëvizje kaq të çuditshme nga Yann.

Një tifoz komentoi: “Penallatia më idioteske e dhënë ndonjëherë në ndeshjen e Chelseat, pritje e shkëlqyer nga portieri i Morecombe”.

Ndërsa, një tjetër tifoz shkroi: “Penallti e sigurt. Lojë e çuditshme me dorë nga lojtari Morecambe”.

Derisa tifozi i tretë komentoi: “Ajo penallti për Chelsean është e çmendur”.

Fatkeqësisht për blutë, Nkunku nuk shënoi gol. Por Chelsea duhet të kishte bërë një tjetër tentim, pasi portieri i Morecambe kaloi vijën e portës me të dyja këmbët përpara se francezi të godiste topin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version