Site icon Telegrafi

Një nga opsionet është që ora policore në Maqedoni të fillon nga ora 17 ose 18

E ndjekim me vëmendje situatën me COVID-19, të gjitha resurset janë përqendruar në këtë çështje dhe qytetarët duhet ta dinë se nga 1 nëntori R faktori i transmetimit është zvogëluar dhe kjo do të vazhdoj kështu derisa të vazhdojnë të zbatohen masat aktuale, tha kryeministri Zoran Zaev.

“Po mendohet për ndonjë formë të karantinës ose masa të tjera restriktive. Kemi bërë analizat dhe do të arrijmë deri tek hapi i ardhshëm. Shumica në komision është në qëndrimin se ora policore nga 21:00 nuk do të jap rezultate, ndërsa nëse bëhet nga ora 17:00 ose 18:00 do të ketë më shumë rezultate dhe e gjithë kjo po shqyrtohet dhe këto ditë do të mbahet mbledhje e Këshillit të Sigurisë tek presidenti Pendarovski dhe është e mundur që atje të konkretizohet ndonjë masë”, tha Zaev.

Zaev tha se sistemi i shëndetit publik i ka të gjitha kapacitetet dhe është vendosur në shërbim të ballafaqimit me COVID-19.

“Në gjendjen e jashtëzakonshme shteti ka mundësi që të nacionalizoi dhe të gjitha kapacitetet të vendosen në shërbim të barabartë për të gjitha qytetarët, por sistemi shëndetësor publik është i pajisur dhe ka staf profesional për tu marrë me këtë situatë”, tha Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version