Telegrafi

Një nga dështimet më të madha të Jurgen Klopp përfundoi në Bundesligë te Werder Bremen

Ish futbollisti i Liverpoolit, Naby Keita, do të vazhdojë karrierën e tij në skuadrën e Werder Bremenit pas një episodi të pasuksesshëm në ‘Anfield Road’.

Ai sot ka nënshkruar kontratë me klubin nga veriu i Gjermanisë deri në verën e vitit 2026, me një pagë prej 1.5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Keita kompletoi transferimin në Weser Stadium si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Reds.

Pesë vite më parë ai kaloi nga Leipzig te Liverpooli si përforcim i madh për 60 milionë euro.

Megjithatë, ai kurrë nuk i përmbushi pritshmëritë dhe nuk arriti të zë vend në formacionin startues të Liverpoolit.

Lexo po ashtu Liverpooli konfirmon largimin e katër yjeve të skuadrës, në mesin e tyre edhe Firmino dhe Milner

Edhe pse ai fitoi pothuajse gjithçka me Liverpoolin, roli i tij në ato suksese nuk u vu re.

Ai luajti 129 ndeshje për Reds në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola dhe duke regjistruar nëntë asistime./Telegrafi/