Site icon Telegrafi

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij – Tom Cruise “nuk ekziston” më për vajzën e tij 18-vjeçare

Vajza e Tom Cruise dhe Katie Holmes, Suri Cruise, sot ka arritur një tjetër etapë të rëndësishme duke festuar 18-vjetorin e saj. Ajo u fotografua duke shijuar ditëlindjen e saj duke vrapuar nëpër rrugët e Nju Jorkut së bashku me një shoqe.

Aktori i “Top Gun”, i cili tani është 61 vjeç, dhe ylli i “Dawson’s Creek”, 45-vjeçarja Katie Holmes, e mirëpritën atë në vitin 2006, pak kohë para martesës së tyre. Ndarja e çiftit pas pesë vjetësh bashkë duket se ka lënë shumë pyetje lidhur me marrëdhënien mes Surit dhe babait të saj.

Holmes bëri kërkesën për divorc në vitin 2012 dhe çifti arriti një marrëveshje të shpejtë. Detajet e marrëveshjes së ndarjes janë mbajtur larg syve të publikut, por është raportuar se Holmes fitoi kujdestarinë e plotë të vajzës.

Raportet thonë se ndërsa Suri ka një lidhje të ngushtë me nënën e saj, marrëdhënia me babain mbetet e paqartë, duke marrë në konsideratë se ai është i angazhuar me xhirimet e një projekti të ri në Londër.

Një burim i afërt me familjen ka deklaruar për DailyMail se nuk ka kontakte mes Surit dhe babait të saj të famshëm. “Tomi nuk ekziston për të. Suri nuk do të ketë asnjë kontakt me babain e saj, dhe edhe pasi të ketë mbushur 18 vjeç, ajo nuk do t’i përgjigjet nëse ai e kontakton. Ai nuk është pjesë e jetës së asaj dhe të nënës së saj, dhe Suri nuk dëshiron të mbështetet tek ai për asgjë. Ajo ndjen se ka një prind dhe ajo është nëna e saj,” shprehet burimi.

Sipas burimeve, tashmë që Suri ka mbushur 18 vjeç, Tom Cruise nuk do të kërkohet më të paguajë mbështetje për fëmijën tek ish-bashkëshortja e tij, dhe kjo mund të nënkuptojë ndërprerjen e një prej lidhjeve të fundit që mbetet mes tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version