Një nënë dhe mësuese nga Michigan me emrin Meghan Mayer ngjalli një debat përmes një videoje në të cilën komentonte veshjet e vajzave të sotme.
Përmes një videoje në TikTok ajo shpjegonte se është pak konservative kur bëhet fjalë për veshjet që zgjedh për fëmijët e saj.
Ajo kishte dalë për të blerë në një dyqan bashkë me vajzën e saj, dhe sytë e saj pikasën disa fustane të cilat sipas saj janë të përshtatshme për t’u veshur nga të rejat.
“Ndoshta po reagoj pak si shumë, por çfarë mendoni për këto fustane”, thoshte ajo derisa shpjegonte se ato veshje ishin në sektorin e fëmijëve.
Mësuese amerikane iu dukën këto fustane të papërshtatshme për vajzat e reja.
Mayer përmes videos së saj demonstronte disa prerje që nuk ishin normale tek ato veshje. Por, ajo nuk ishte e vetmja që ndante këtë pikëpamje, pasi shumica e përdoruesve pajtoheshin me mendimin e saj. /Telegrafi/