Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të premten në ora 10:50, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Sipas Policisë, e dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/