Një nënë e katër fëmijëve nga Colorado, SHBA – është përzgjedhur si fituese e një milion dollarë në lotarinë e vaksinave, e ky çmim është dhënë nga guvernatori i këtij vendi Jared Polis, shkruan AP.
Heidi Rusell, shprehu mirënjohjen e saj dhe njëherit pranoi se kishte mbetur e shokuar kur mësoi se është fituese, transmeton Telegrafi.
“Ky çmim do të jetë një ndihmesë e madhe në rritjen e katër fëmijëve. Kur më tregoi e bija, komenti i saj i parë ishte ‘po, kolegji im do të paguhet’.
Fushata e lotarisë iu dha pesë banorëve të Colorados nga një milion dollarë në javë, në një përpjekje për të promovuar vaksinat e COVID-19.
Banorët që kanë marrë të paktën një prej dozave të rekomanduara të vaksinës, me automatizëm janë bërë pjesë e lojës.
Por, të dhënat e këtij shteti tregojnë se pavarësisht kësaj fushate nuk është rritur përqindja e vaksinimit. /Telegrafi/