Të martën, çifti i njohur i estradës Mozzik dhe Loredana Zefi, janë bërë prindër për herë të parë.
Dyshja mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën vendosën ta pagëzojnë me emrin Hana.
Ata duken shumë të lumtur tani që pran vetes kanë më të voglën e tyre, dhe këtë gjë e kanë treguar vazhdimisht përmes rrjeteve sociale.
Mozzik ka qenë ai i cili së fundmi, vendosi të publikojë një fotografi të rrallë në Instagram, të realizuar gjatë shtatzënisë së Loredanës.
Bëhet fjalë për një imazh, ku dyshja pozojnë të buzëqeshur dhe në harmoni me njëri-tjetrin para pasqyrës.
“Një nënë e lumtur, baba i lumtur, ne e bëmë këtë”, ka shkruar reperi ferizajas në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë kmoplimentuar çiftin për harmoninë e tyre. /Telegrafi/