Telegrafi

Një në tetë vdekje të lidhura me ndotjen, thotë një raport i BE-së

Një në çdo tetë vdekje në Evropë mund të lidhet me ndotjen, sipas një raporti të ri nga agjencia e mjedisit e BE-së (EEA).

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, raporti thotë se faktorë të tillë si ajri, si dhe cilësia e dobët e ujit dhe ekspozimi ndaj kimikateve, kontribuan në 13% të të gjitha vdekjeve.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se komunitetet më të varfra dhe njerëzit në nevojë ishin më të goditur nga ndotja.

“Nevojitet një veprim i fortë për të mbrojtur më të rrezikuarit”, tha agjencia.

“Ekziston një lidhje e qartë midis gjendjes së mjedisit dhe shëndetit të popullsisë sonë”, tha Komisioneri i Mjedisit i BE-së, Virginijus Sinkevicius.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë se duke u kujdesur për planetin tonë, ne jo vetëm që po shpëtojmë ekosisteme, por edhe jetë”, shtoi ai.

Raporti nga agjencia me bazë në Kopenhagë u lëshua të martën dhe u përshkrua si “një vlerësim i madh mbi shëndetin dhe mjedisin” në Evropë.

Ai zbuloi se një total prej 630,000 vdekjesh të parakohshme në BE u atribuohen faktorëve të mjedisit në 2012, viti i fundit për të cilin të dhënat janë në dispozicion.

Ndotja e ajrit kontribuoi në 400,000 vdekje vjetore, me ndotjen e zhurmës që ishte një faktor i atribuueshëm në 12,000. Vdekjet e mbetura ishin të lidhura me motin ekstrem siç janë valët e nxehtësisë. /Telegrafi/