Bukuroshja Agnesa Vuthaj nuk ka qëndruar duarkryq edhe gjatë kohës së pandemisë globale.
Përveç aktivitetit në rrjetet sociale si një blogere tashmë e suksesshme, ajo ka nxjerrë në shitje edhe koleksionin e saj më të ri të veshjeve për femra.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim me stilistin Festim Isufi, në dyqanin e së cilit ndjekëset e modeles mund të blejnë veshjet nga koleksioni i saj i ri.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi mjaft atraktive, ku shfaqet me një fustan të kuq mjaft tërheqëse, teksa vë në pah këmbët e saj atraktive.
Më pas ajo solli edhe një version të ri të veshjes – një kostum sportiv me kapele me material të po të njëjtës ngjyrë.
Përveç promovimit të koleksionit, bukuroshja Vuthaj vuri në pah edhe ndryshimin e ri në dukjen e saj me flokë bionde të lëshuara në njërën anë, një ndryshim i ri ky që ajo prej kohësh nuk e kishte shfaqur për fansat e saj. /Telegrafi/