Site icon Telegrafi

Me një ndryshim drastik në pamjen e saj, Vesa Luma paralajmëron projektin e ri

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, ka ca muaj që është rikthyer në Prishtinë nga Zelanda e Re.

Ajo është duke u çmallur me familjarët dhe shoqërinë e saj, gjersa çdo të shtunë fansat kanë mundësinë ta dëgjojnë atë përmes valëve të “Glam Radio”, në të cilën drejton një emision muzikor.

Vesa po ashtu është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ajo i prezantoi fansat me ndryshimin e saj drastik, ku nga një bionde e zakonshme, i kishte lyer flokët e saj në ngjyrën rozë.

Kështu këngëtarja nga Prishtina ka marrë një pamje vërtet tërheqëse, e ndërsa në postimin e fundit të bërë në Instagram, ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me diçka të re.

“Diçka shumë e mirë është duke ardhur së shpejti”, ka shkruar këngëtarja Luma në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë.

E njëjta pak ditë më parë është nderuar me mirënjohje nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, gjersa mbajti edhe një koncert në kryeqytetin shqiptar – qytet në të cilin është edhe nuse, pasi bashkëshorti i saj, reperi Big Basta është nga Tirana.

Çifti kanë së bashku një djalë të pagëzuar me emrin Lian. /Telegrafi/

Exit mobile version