Një muze i New Yorkut po ekspozon qindra letra drejtuar heroit të Marvel-it, Spider-Man, të cilat iu dorëzuan gjatë 30 viteve një shtëpie në Queens që ndan adresën e librit komik të aventurierit të kostumeve.
Muzeu i Reliquary City tha se shtëpia në rrugën 20 Ingram në Forest Hills filloi të merrte letra drejtuar “Peter Parker” dhe “Spider-Man-it” pasi adresa u zbulua si shtëpia e super heroit dhe tezes së tij May në një libër komik të vitit 1989.
Familja që jetonte në atë vend, e cila gjithashtu ka mbiemrin Parker, mori qindra letra nga fëmijë në të gjithë botën gjatë tre dekadave që pasuan pas publikimit të adresës, raporton UPI, transmeton Telegrafi.
“Anëtarja jonë e bordit Pamela Parker u rrit në këtë familje”, tha Dave Herman nga City Reliquary Museum. “Ishte nëna e saj Suzanne Parker ajo që në fakt filloi të merrte disa nga këto letra duke menduar se ato ishin të çuditshme në fillim, ndoshta një shaka”, shtoi tutje.
Ai tha se shumë nga letrat shfaqnin fëmijë që i kërkonin Spider-Man ndihmë për të nisur karrierat e tyre super heroike.
Letrat janë ekspozuar tani në muze në një ekspozitë të titulluar “I dashur Spider-Man, Letra për Peter Parker”. Ekspozita do të zgjasë deri më 2 prill. /Telegrafi/