Mario Balotelli ka marrë një ofertë prej 48.000 eurosh në javë për t’iu bashkuar skuadrës turke, Besiktas.
Sulmuesi italian ka edhe dy vite kontratë me Brescian, mirëpo nuk është i dëshiruar nga klubi që e pronëson.
29-vjeçari ka një mundësi të re për ta vazhduar karrierën në Superligën turke, pasi Besiktasi është duke biseduar me agjentin e tij, Mino Raiola. Kështu ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Nicolo Schira.
Balotelli kishte nxitur spekulime për transferimin e mundshëm në Turqi kur kishte reaguar me një zemër në faqen e tifozëve të Besiktasit që e kishin etiketuar atë.
Kontrata e SuperMarios me Brescia duhej të ndërpritje në fund të sezonit 2019/2020, mirëpo klubi vendosi t’ia tregonte derën më herët, pasi kishte munguar 10 ditë në stërvitje.
Disa ditë më vonë, sigurimi nuk e kishte lejuar të hynte në bazën stërvitore të skuadrës dhe i kishin kërkuar që t’i merrte gjërat e tij. Sipas La Gazzetta dello Sport, nuk ka pasur ndonjë padi nga lojtari, pasi është arritur një marrëveshje me avokatët e tij. /Telegrafi/