Telegrafi

Një muaj pas vdekjes, Arta Bajrami dhe Don Arbas kujtojnë me mall babanë e tyre të ndjerë (Foto)

Muajin e kaluar është ndarë nga jeta rapsodi i njohur Zejnullah Bajrami, i cili njëherësh ishte edhe babai i këngëtarëve Arta Bajrami dhe Don Arbas.

Humbja e babait i ka lënë shumë të pikëlluar dyshen, e cila përkujtuan sot babanë e tyre përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Arta publikoi një portret të babait të saj, ndërsa njëlloj veproi edhe Don Arbas, i cili ka shkruar edhe disa fjalë emocionuese dedikuar të atit, tashmë të ndjerë.

“Sot 1 muaj babai ti ndërrove jetë. I përjetshëm kujtimi për ty. Allahu të shpërbleftë në xhenet” (sic.), ka shkruar Don Arbas.

Ndryshe, Arta dhe vëllai i saj janë shumë të njohur në industrinë e muzikës, dhe kanë punuar gjithnjë bashkë në zhvillimin e karrierës.

Në intervista, Arta gjithmonë ka përmendur se talentin për muzikë e ka trashëgim nga i ati, Zejnullahu, i cili ka qenë rapsod i njohur i odave. /Telegrafi/