Site icon Telegrafi

Një muaj pas operimit, Kusari-Lila shihet duke vrapuar në Gërmi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila para disa ditësh njoftoi se është operuar nga kanceri i gjirit, sot ka sjellur disa fotografi duke vrapuar në Gërmi.

Ajo ka pohuar se vrapimin po e bën një muaj pas operimit, transmeton Telegrafi.

“Pas një muaji e një jave nga operimi, sot isha në shtegun e Gërmisë bashkë me vrapuesit e tjerë të #GreenTeam për të mbështetur nismën ParkRun Gërmia. ParkRun Gërmia organizohet çdo të shtunë, duke filluar nga ora 9:00, dhe përfshin një vrap 5 km. Takimi bëhet te këndi i lodrave, pas pishinës së Gërmisë. Grupi është gjithëpërfshirës, duke mirëpritur si vrapuesit e shpejtë, ashtu edhe ata që preferojnë të ecin”, ka theksuar ajo.

Gjithashtu, ajo ka shkruar se “shoqëri, humor i mirë dhe shprehi të shëndetshme – të gjitha të garantuara”.

 

Exit mobile version