Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim të miturit që sulmoi fizikisht gruan rome në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit të mitur B T. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

I mituri B.T,  dyshohet se dje në Ferizaj, ka sulmuar të dëmtuarën Z.S. fillimisht duke e goditur nga mbrapa me grusht në kokë e pastaj në mënyrë të paskrupullt e godet me shqelma në fytyrë.

Lexo po ashtu Arrestohet 17-vjeçari që e sulmoi gruan rome në Ferizaj

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të mitur, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e gjykatës./Telegrafi/

Lexo po ashtu Sulmohet sërish gruaja rome në Ferizaj, reagime të shumta (Foto/Video)
Exit mobile version