Gjykata Themelore në Mitrovicë përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të pandehurit A.R., i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.
Sipas njoftimit i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare“, si dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Gjithashtu në njoftim thuhet se i pandehuri A.R.,polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë, ka dëmtuar kamerat e sigurisë që kanë qenë të vendosura në objektin biznesor në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit.
“Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të pandehurit A.R., i ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare’, si dhe ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’.
I pandehuri A.R.,polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë, ka dëmtuar kamerat e sigurisë që kanë qenë të vendosura në objektin biznesor në fshatin Izvor – komuna e Zveçanit me pronar i dyshuari S.N., ku është kryer kontrollimi dhe është gjetur laboratori për prodhimin e substancave narkotike si dhe janë gjetur 10 mijë bimë narkotike të llojit marihuana”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/